PRAPASKENAT/ E zbulon Gaz Bardhi: Ja cfarë i ofruam LSI-së që të futeshim në një listë të përbashkët, na thanë se do fitonin 34

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zbuluar se PD i ka ofruar LSI-së marrëveshjen për t’u futur në një listë të përbahskët në zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas tij, PD i ka siguruar LSI-së 15 mandate të sigurt, por partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi është shprehur se sipas sondazheve, ata do të merrnin 34 mandate, ndaj nuk kanë pranbuar listën e përbashkët.
“Kemi bërë bisedime dhe i kemi ofruar LSI-së të futemi në një listë të përbashkët, pasi kështu do të merrnin më shumë mandate. Ka qenë LSI që nuk ka pranuar. PD i ka ofruar LSI-së 15 mandate të sigurta, por qëndirmi i LSI-së ishte që sipas sondazheve të tyre do të fitronin 34 mandate. Ka patur një bisedë mes Bashës, Kryemadhit dhe Vasilit. Unë në sondazhet e mia provova se në Elbasan LSI nuk do të marrë mandat në Elbasan, por mora si përgjigje nga LSI se ata do të merrnin 3 mandate dhe PD 2”, tha Gazment Bardhi.