Topalli: I mbështes ‘Foltoret’ e Berishës, por ja pse nuk kam vajtur në sallë

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, është shprehur sot se ajo mbështet plotësisht nismën e Sali Berishës, “Foltoren”.
E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Topalli është shprehur se “Foltorja” është ngjarja më madhore që po ndodh në vend. Po ashtu tha se Berisha de fakto ja marrë partinë Bashës.
“Jam me qëndrimet, do shkoj dhe në “Foltore”, por nuk dua që t’i zë vendin një demokrati tjetër. Foltorja është ngjarja më madhore, në një kohë krize të rëndë, PD me Lulzim Bashën shkoi në binarin e vdekjes.
Kjo lëvizje i çoi përpjekjet tona në një orbitë tjetër. Berisha arrti që t’ia marrë de fakto partinë Lulzim Bashës”, tha ish-deputetja e PD.