Plagosja e grekut, si shqiptarja i bëri pritë 68-vjeçarit, çfarë deklaroi në polici

Të tjera detaje kanë dalë nga krimi i kryer në Greqi nga shqiptarja Klodiana Çela.
Çela qëlloi me disa plumba duke lënë të plagosur babanë e fëmijës së saj Jorgo Neos.
Sipas mediave greke, raportohet se 68-vjeçari i plagosur është duke luftuar me jetën dhe pritet t’i nënshtrohet disa operacioneve për shkak të plumbave të marrë. Bëhet me dije se kjo është një ngjarje e paralajmëruar sepse të dyja palët kanë patur një sërë seancash gjyqësore.
Nisur nga raportimet e mediave greke sipas policisë, Klodiana Çela ka dhënë dy versione të shkaqeve që e detyruan të kryente krimin.
Fillimisht ajo ka akuzuar ish partnerin e saj që nuk e lejonte të takonte vajzën e tyre.
Ndërkohë një akuzë tjetër e ngritur nga e arrestuara është se gruaja e të plagosurit ishte pjesë e një organizate kriminale dhe i kishin marrë vajzën 13-vjeçare. Ajo i ka kërkuar policisë që të arrestojë gruan e ish të dashurit të saj.
Bëhet me dije se konflikit ka nisur për vogëlushen e çiftit, vajzën e tyre të mitur 13-vjeçare ndërkohë që policia po heton të gjithë ngjarjen deri në zbardhjen e saj.
Policia është duke kqyrur me vëmendje shenjat për të bërë të mundur kush janë bashkëpunëtorët e shqiptares që kanë nxjerrë në pritë ish të dashurin e saj.
Një tjetër çështje që po hetohet është edhe se si ka mundur shqiptarja të siguroj arëmn e krimit.
Por si ndodhi ngjarja?
Mësohet se pasditen e djeshme burri grek Jorgo Neos ishte jashtë shtëpisë së tij në Chalandri, pasi kishte marrë vajzën nga shkolla. Gruaja shqiptare raportohet se është fshehur në bodrumin e pallatit dhe kur është shfaqur me vogëlushen i është hedhur përpara dhe ka nisur të bërtasë.
Nga sherri ajo ngriti revolen dhe shtypi dy herë këmbëzën. Plumbat e kapën mjekun në bark e gjoks. Vajza 13-vjeçare ishte dëshmitare e kësaj skene të tmerrshme. Më pas shqiptarja, sikur asgjë nuk kishte ndodhur, vrapoi dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Megjithatë policia arriti ta arrestonte në një lagje tjetër.
Si justifikim gruaja shqiptare ka thënë se veprim e ndërmori si hakmarrje për rrëmbimin e vajzës së saj, për të cilën pretendon se është përdhunuar nga i plagosuri.
Vlen të theksohet se familja e mjekut që u sulmua, në fakt gruaja e tij angleze ishte rrahur nga shqiptarja. Autores raportohet se i ishte ndaluar afrimi me familjen në një distancë prej 100 metrash, shtëpinë në Chalandri, spitalin ku punonte okulisti në Avenue Kifissia. Mirëpo, sipas të afërmve të familjes, artistja shqiptare nuk i ka respektuar dhe pas çdo shkeljeje, vizitat në Polici kanë qenë të shpeshta./Gazeta Shqip