Ngjela: Berisha synon grusht shteti me një revolucion klandestin, Basha të thërrasë SPAK

Mënyrën e depozitimit të 4200 firmave nga ana e grupit të mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha, avokati i njohur Spartak Ngjela e cilëson si të kundërligjshme dhe është një organizim i një grushtit të shtetit.
Kështu u shpreh Ngjela në studion e “Breaking” në TopNews, duke kërkuar që Basha të thërrasë menjëherë policinë e SPAK për shkeljen e procedurës ligjore të depozitimit të firmave.
“Kjo është tipike akti i shkeljes së ligjit. Lidershipi i PD nuk ka koshiencën ligjore, jemi drejt një organizimi të një grusht shteti. Unë do t’i drejtohesha SPAK. PD nuk ka koshiencë juridike, ka marrë fund ajo. Çdo gjë duhet të jetë transparente, si mund të bësh veprime klandestine. Kujt ia fshehin, ato janë hapur, ato duhet ti nxjerrin në sistem të plota. Me një padi e kisha mbyllur unë këtë. Vjen policia e i kap prej rreckash”, tha Ngjela.
Avokati theksoi se “Nuk ka Kuvend, janë gënjeshtra për të bërë përshtjellim, Kur mblidhen 4 mijë firma, thirrja bëhet në media, kamerat shkojnë atje dhe venë e firmosin, janë klandestinë të revolucioneve mafiozë. Nuk e nxjerrin dot se nuk kanë strukturën e partisë me vete, e dyta kanë kontrollin amerikan, ku e dimë e ç’ndodh tani e prapa, se ka kërkime ndërkombëtare”.
“Sali dhe të tjerët e bëjnë për të shpëtuar pronat e paligjshme, nuk e bëjnë dot se destabilizohet Shqipëria. Edhe këta mos i kujtoni e janë të pavarur, e kanë ndonjë lidhje, e patë se çfarë ndodhi në Bosnje, e mbyllën menjëherë amerikanë. Dhëntë Zoti që këtë rrugën klandestine të mos e drejtojë Moska. Ka një konflikt amerikano-rus dhe në Kosovë, Malin e Zi, edhe në Shqipëri mund të ndodhë kjo”, tha Ngjela