Bashkëpunëtor i Taçit dhe i “Cosa Nostras”, biznesmeni italian kaloi miliona euro nga një bankë greke në Tiranë

Detaje të reja dalin në lidhje me aksionin e zhvilluar të dy anët e brigjeve të Adriatikut, që solli bllokimin e rreth 19 milionë eurove në Shqipëri. Në mesin e personave të kërkuar është edhe biznesmeni Rezart Taçi, i njohur për lidhjet me politikën shqiptare.

Sipas mediave italine në gushtin e kaluar, Prokuroria Shqiptare Kundër Korrupsionit raportoi te  prokurorët në Palermo se kishte bllokuar një llogari të hapur nga sipërmarrësi në një bankë greke në Tiranë me 19 milionë euro.

Francesco Zummo i cili akuzohet se kishte transferuar shuma të mëdha parash me origjinë të paligjshme jashtë vendit, veçanërisht në Zvicër e Shqipëri, mësohet se në vendin tonë kishte operuar në një bankë greke.

Hetimi për këtë skemë pastrimi parash i nisur nga SPAK dhe në bashkëpunim me Antimafian italiane kanë zbardhur të gjithë skemën e pastrimit të parave të grupit kriminale Cosa Nostrën në bashkëpunim me 4 shtetas italianë.

Sipas SPAK skema e pastrimit të parave të krimit drejtohej nga shtetasit italian Francesco Zummo, 90 vjeç dhe I.Z., në bashkëpunim me shtetasin tjetër italian Fabio Petruzzella, të shtetasit zviceran me origjinë italiane D.C., të cilët në bashkëpunim me Rezart Taçin pastronin paratë përmes bizneseve të tij në Shqipëri në sektorin e naftës. Taçi ka përfshirë në këtë skemë pastrimi 2 të besuarit e tij Artur Balla dhe Bledar Lilo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT