VIDEO/ Fermerët e Lushnjes ngrihen në protestë, “nxehen gjakrat” përplasen me policinë

Lushnje- Fermerët e Lushnjes kanë dal sërish në protestë ditën e sotme, teksa nuk ka munguar as përplasja me Policinë e Shtetit.
Në videot ekskluzive të Gazetës Shqip shihet se si qindra fermerë të cilët kanë dalë në rrugë dhe kanë tentuar të bllokojnë rrethrrotullimin e Plugut për të drejtat e tyre, që sipas tyre janë mohuar.
Kanë qenë forca të shtuara të Policisë së Shtëetit që kanë munduar t’i ndalojnë në bllokimin e rrugës dhe kjo ka nxehur gjakrat mes palëve.
E sotmja ishte një protestë e paparalajmëruar edhe pse nuk është hera e parë që fermerët dalin në protestë për të kërkuar të drejtat e tyre.
Teksa kanë folur për mediat fermerët kanë kërkuar subvencionim, naftë falas dhe pasjen e një tregu në standardet e përcaktuar.
Ndërkohë nga ana tjetër fermerët e shohin si domosdoshmëri plotësimin e këtyre kushteve që këta të fundit të mos e braktisin fshatin dhe bujqësinë./Gazeta Shqip