“Edhe unë si Elona Guri, i foli prapa…/ Ndoka tregon sherrin me Bashën. Koka: Duhet një unifikim i opozitës, PD e LSI

Nard Ndoka ka rrëfyer në Breaking sherrin në zyrë me Bashën pas spostimit nga lista e Shkodrës, nga i treti në të tetin. Sipas tij, ai kishte një marrëveshje me Bashën, ashtu si me kryetarët e partive të tjera aleate që të ishte i treti në qarkun e Shkodrës, por në momentin e fundit ai e zhvendosi atë.

“Me mua u soll në mënyrën më të paskrupullt. As Fatos Nano dhe as Sali Berisha nuk e kanë bërë lloj sjelljeje. Më thirri në zyrë më tha se do jem i teti, edhe kam reaguar me ato fjalë ndonjë eksponent i LSI ishte sot (Elona Guri), edhe më ashpër, e kam reaguar. Unë po marr LSI që është një faktor më i madh, se unë e PDK nuk do të ishin faktor për marrjen e pushtetit. Çfarë LSI e Kryemadhi përfaqësonte. Po ishte pikante reagimi i saj. Lexoje edhe pjesën pikante se ajo i lezeton edhe Gaz Bardhit. Mos t’i flasë prapanica më shumë se goja, nuk ishte e aspër gjuha e Elona Gurit ndaj Gazment Bardhit”, theksoi Ndoka.

Ndërsa gazetari Bledian Koka ka theksuar se Basha po e bën këtë zhurmë për faktin se kërkon shpërqendrojë vëmendjen ndaj zhvillimeve brenda PD-së dhe se sulmon LSI-në dhe këdo që i del kundër.

“Duhet një vetëpërmbajte, se nuk është kjo gjëja e konfliktit me LSI kryesorja. Kryefjala duhet të ishte bashkimi i të gjithë fuqive opozitare kundër Ramës. Do të doja që LSI e PD të përfaqësonte fermerët e Lushnjës që janë në pikë të hallit. Nuk jam partizan i artikulimit të fortë. Nuk ishte LSI që e nisi këtë, provokimi i zoti bardhi ishte i ashpër, ashtu edhe gjuha e ashpër nuk duhet të ishte”, tha Koka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT