Katastrofë mjedisore në Shëngjin, derdhet në det një sasi e madhe nafte

Katastrofë mjedisore ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit.

Sipas informacioneve, një sasi e madhe nafte është derdhur në det, duke krijuar ndotje mjaft të madhe dhe aromë shumë të rëndë në të gjithë zonën e plazhit.

Deri më tani akoma nuk janë bërë të ditura shkaqet e ndotjes dhe në terren nuk ndodhet asnjë nga institucionet përgjegjëse.

Kujtojmë se ndotja e mjedisit ka qenë në vëmendje edhe nga ana e qeverisë, teksa kryeministri Rama ka paralajmëruar disa ditë më parë gjoba për të gjithë prsonat edhe bizneset që bëhen pjesë e masakrës mjedisore./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT