Nga votat e LSI te aleanca me Hysni Milloshin e PKSH e roli i Ristanit/ Xhixho: Ja 3 çelësat e fitores së Bashës në 2011

Nënkryetarja dhe deputetja e LSI-së Erisa Xhixho ka listuar tre arsyet përse sipas saj Lulzim Basha fitoi në garën e vitit 2011 përballë Edi Ramës për bashkinë e Tiranës.

Sipas Xhixhos tre çelësat e fitores se Bashës ishin votat e LSI, 1500 votat e Hysni Milloshit dhe 50 votat që i mbrojti Arben Ristani.

Reagimi i Xhixhos vjen në një kohë kur përfaqësues të PD-së dhe LSI-së, si dhe dy kryetarët e dy partive, janë përfshirë në akuza dhe kundër akuza.

Deklarata e Xhixhos

Tre çelësat e fitores të z.Basha në Bashkinë e Tiranës në 2011:

1-23 mijë votat e LSI për ty që kurrë si meritove.

2-1500 votat që Hysni Milloshi ia hoqi Edi Ramës si aleat i LSI dhe i regjistruar prej saj .

3-50 votat që t’i mbrojti Arben Ristani si Kryetar i KQZ.

Foto e nga Fushat e zgjedhjeve lokale 2011./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT