Myftiu i Shkodrës reagon ashpër për “Prindi 1” dhe “Prindi 2”: E papranueshme, shkatërron bazën e familjes shqiptare

Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari ka dalë kundër kërkesës  së komunitetit të LGBT për të zëvendësuar fjalën nënë dhe baba në kodin e familjes me fjalët “Prindi 1” dhe “Prindi 2”. Por sipas tij kjo është e papranueshme sepse shkatërron bazën e familjes shqiptare dhe çon shoqërinë drejt dekadencës njerëzore.

“Ka vite që e dëgjojmë e dëgjojmë tendencën e papranueshme për të prek thelbin e familjes, për të shkatërru familjen dhe për ta kthyer individin shqiptar, të riun në veçanti si një njeri të dobët, pa imunitet, pa rezistu përballë jetës, pa modele, pa fe, pa moral”, tha myftiu Sytari.

A i bëri një thirrje Parlamentit shqiptar që të mos e ndryshojnë Kodin e Familjes duke thënë se ka besim se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Myftiu Muhamed Sytari i bëri këto deklarata gjatë predikimit  në këtë të premte.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT