HUMBJE dramatike/ 5 gola në 45 minuta, Anglia turpëron Shqipërinë

Shqipëria ka pësuar një prej humbjeve më të turpshmë në historinë e saj, pasi u mposht 5-0 nga Anglia në Wembley.
Ajo që e bën më dramatike këtë ndeshje është fakti se të pestë golat u pësuan në pjesën e parë, çka e bëri praktikisht ndeshjen të mbyllur që në fillim
Goli I parë për “3 luanët” u shënua nga Maguire, ndërsa Shqipëria të vetmin rast të pastër e pati me Uzunin, por pa mundur të finalizojë.
Harry Kane realizoi 3 gola, ndërsa njëri u shënua nga Henderson. Skuadra e Rejës humbi edhe dy lojtarë gjatë, Kumbulla e Bare, të cilët u zëvendësuan nga Dermaku e Laçi për shkak dëmtimi.
Pas 3 ditësh, kuqezinjtë do të luajnë në “Arenën Kombëtare” ndaj Andorrës, ndeshja e fundit në eliminatoret e Kampionatit Botëror të vitit të ardhshëm.
Tani për Shqipërinë, misioni është të ruaj vendin e tretë në grup./ Gazeta SHQIP