Lufta brenda opozitës/ Nora Malaj e LSI e sqaron: E vërteta e “ofertës” së PD për 15 vendet e sigurta në listë

Anëtarja e kryesisë së LSI, Nora Malaj ka mohuar deklaratën e bërë nga sekretari i Përgjithshëm iPD, Gazment Bardhi, se PD i kishte ofruar LSI-së 15 të sigurta për të dalë në një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas Bardhit, LSI refuzoi e ofertën pasi pretendonte të fitonte e vetme 34 vende, por Nora Malaj ka një version tjetër.

Në emisionin Politiko në Top News, Nora Malaj deklaroi se nuk ka patur asnjë ofertë të tillë, as me shkrim dhe as me gojë.

“Kur vendosem që të ishim pjesë e frontit opozitar, kishim objektiv të rrëzonim qeverinë. Bëmë një aksion opozitar të përbashkët. Nuk kemi marrë asnjëherë ofertë në tavolinë, as me shkrim dhe as me gojë për një listë të tillë.”, tha Nora Malaj.

Deklarata e mbrëmshme e Gazment Bardhit në Top Channel ka thelluar krisjen mes PD-së dhe LSI-së./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT