“Buxheti 2022″/ Kryeministri Edi Rama zbulon sa do të rriten pagat për mësuesit

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se do të ketë serish rritje të pagave për mësuesit gjatë mandatit të tretë.

Gjatë fjalës së tij teksa prezantoi projektbuxhetin 2022, Rama bëri me dije se objektivi është që gjatë mandatit të tretë pagat të rriten deri në 40%.

“Në projektbuxhetin e vitit 2022 vijon rritja e pagave për të gjithë mësuesit. Projeksioni i yni i mandatit të tretë është që pagat të rriten pa diskutim edhe 32%, por mundësisht të realizojmë objektivin e rritjes 40% të tyre. 

Nëse ky vit mbyllet me një rritje pagash për ju, dhe nëse sot nëse mesatarja bruto e pagës së mësuesve është shumë më e lartë, edhe çdo vit tjetër do të jetë e njëjtë. Do ketë rritje të vazhdueshme.

Gjithashtu do rritet edhe buxheti në mbështetje të arsimit dhe shkollave. Tashmë vendi i punës për mësuesit bazohet tek merita e tyre”, tha kryeministri Edi Rama./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT