SHIFRAT/ Nga rritja e pagave tek fondi për mbulimin e transportit, çfarë parashikon “Buxheti 2022” për arsimin

Ndërsa kryeministri Edi Rama zbuloi se synimi është që pagat e mësuesve brenda mandatit të tretë të rriten deri në 40%, për vitin e ardhshëm, rritja do të jetë 6%.

Ministrja Evis Kushi, në prani edhe të kryeministrit, prezantoi buxhetin për vitin 2022 për arsimin dha zbuloi se sa do jetë rritja e pagave për vitin 2022, si dhe sa do të jetë buxheti për mbulimin e transportit për nxënësit dhe mësuesit.

Kushi bëri me dije se në vitin 2022, të gjithë punonjësve mësimorë, edukatorë dhe psiko-social në të gjithë shkollat e vendit do u rriten pagat me 6%.

“Mbështetja jonë për arsimin do të vazhdojë pa u ndalur edhe përmes rritjes së vazhdueshme të pagave.

Për këtë mandat objektivi është që pagat të rriten 32 përqind. Këtë e filluar që me buxhetin e parë. Për vitin 2022, pagat do të rriten me 6 përqind për të gjithë punonjësit mësimor, edukator dhe psikosocial, por një nga zërat më të rëndësishëm të buxhetit 2022 do të jetë përmirësimi i infrastrukturës arsimor.

Me një fond prej 950 milionë lekësh, ne do të sigurojmë mbulimin e shpenzimeve të transportit për rreth 35 mijë nxënës, si dhe transportin për 12 mijë mësues. Duke filluar nga janari i vitit 2022, rimbursimi i biletës për transportin e nxënësve do të jetë 50% më i lartë”, tha ministrja./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT