Ka fshat me emrin Gallatë?
I/E nderuar lexues!Gallata është fshat i Kurbinit, midis vargmaleve Krujë-Dajt dhe të Skënderbeut. Ka qenë qendër e fshatit të bashkuar që përfshinte edhe fshatrat: Vinjoll, Gernac dhe Selitë, popullsia para vitit 1990 ka qenë rreth 1600 banorë. Në zonën e Gallatës në Daul, në periudhën bizantine është ndërtuar një kala, të cilën e përforcoi Skënderbeu. Që në shekullin XVII në Gallatë ka pasur shkollë të mesme, rrënojat e saj janë dhe sot. Dikur ka qenë zonë e njohur në vend për prodhimin e drithërave të bukës dhe rritjen e dhive, ndërsa në pemëtari përmendej për arrat dhe gështenjat. Më 1971 në Vinjollë të Gallatës u ndërtua edhe një hidrocentral i vogël./ZgjohuShqiptar.info