Disfata me Anglinë na kthen 40 vjet mbrapa, ja kur Kombëtarja pësonte 5 gola në pjesën e parë

Pjesa e parë ndaj Anglisë ishte një katastrofë për Kombëtaren tonë, ku “Tre Luanët” nuk dinin të ndaleshin duke shënuar plot 5 herë në portën e mbrojtur nga Tomas Strakosha.

Një disfatë të tillë duhet të kthehemi pas 40 vite, kur Gjermania na poshtëronte më rezultatin 8-0

Pjesa e parë në atë sfidë ishte identike me gjermanët që na shënonin 5 herë, ku legjenda Rumenige shënonte 3 herë në portën e mbrojtur nga Perlat Musta.

Rumeninge hapte siparin e golave duke shënuar pas 5 minutash lojë, për të dyfishuar në të 19-të dhe plotësonte tripletën në minutën e 43-të.

Një fotokopje sfida e sotme krahasuar me atë të 40 viteve më parë duke sjellë një situatë aspak të këndshme për tifozët tanë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT