“Rusia do ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në OKB”
Ai ka deklaruar se nëse Amerika përfshihet në dialogu, atëherë Serbia do të kërkojë që njejtë të bëj edhe Rusia.Madje, Daçiq po shpreson se shteti i Putinit do ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.“Serbia është e angazhuar për dialogun me Prishtinën, por nëse dikush insiston që të ndryshohet formati i bisedimeve të Brukselit dhe të përfshihet Amerika, ne do të kërkojmë Rusinë”, ka thënë ministry serb.“Serbia nuk është e gatshme të heq dorë nga Kosova. Në këtë luftë nuk jemi vetëm.E para dhe më kryesorja është se Rusia nuk do ta lejojë Kosovën që të bëhet anëtare të OKB-së. E me miqtë tjerë tanë ne do të refuzojmë aplikimet e Kosovës për anëtarësim në UNESCO dhe INTERPOL”, deklaroi Daçiq.