Vettingu në politikë, Basha: Rrëzon murin e korrupsionit dhe hap rrugën drejt BE

Vettingu i politikanëve është një nga shtyllat kryesore ku po përqendrohet aksioni i opozitës .Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sërish për këtë çështje.
Në reagimin e tij Basha përmend nivelin e korrupsionit në vend, ku premton se përmes propozimeve të tij për pastrimin e klasës politike kjo do të marrë fund.
Ndër të tjera, sipas Bashës, Shqipëria është vendi i parë në Europë për korrupsionin në nivelet qeverisës .
“Që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të dytët në botë për ryshfetin, Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë. Rrëzimi i murit të korrupsionit, si pengesa që varfëron familjet shqiptare, cënon rendin & sigurinë dhe vret demokracinë, do çlirojë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe do të hapë rrugën drejt BE-së”, shkruan Basha./Gazeta Shqip