Pamjet spektakolare/ Ja si u festua Viti i Ri në Tiranë (VIDEO)
Është kthyer në një traditë tashmë, kryeqytetasit e kanë pritur momentin e ndërrimit të viteve në sheshin “Skënderbej” me muzikë të mirë e spektakël fishekzjarresh.Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës, qielli është ndezur nga fishekzjarrët dhe një spektakël i koordinuar piroteknik.Magjisë së festës që sinjalizonte ardhjen e një Viti të Ri për çdo shqiptar iu bashkuan për orë me radhë këngëtarë nga më të mirët e skenës, Elhaida Dani, Tiri & Band, Kastro Zizo, Beatrix Ramosaj, Elgit Doda dhe Ronela Hajati.Urimeve për Vitin e Ri iu bashkua edhe vetë kryebashkaku Erion Veliaj.