“Foltorja, një ndër forumet më demokratike”, Kokalari tregon qëllimin e saj (VIDEO)

Aktivistja shqiptare, e cila jeton në SHBA, Evi Kokalari është një ndër personat që ka dalë hapur në krah të ish-kryeministrit Berisha dhe I është bashkuar “Foltores” me demokratët.

Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari shkruan se “Foltoret”, janë kthyer në forumet më demokratike që kemi parë në 30 vitet e Demokracisë Shqiptare dhe se vetëm Sali Berisha mund ti jepte jetë këtij lloj formati.

Po ashtu, ajo thekson se një ndër qëllimet e saj është edhe ndërtimi i Konservatorizmit të mirëfilltë në Shqipëri.

Lexoni edhe:

Ekspertët theksojnë: Vendoseni këtë xhel dhe dhimbja do të zhduket menjëherë. Sekreti është në ..
Sponosored by MonadPlug
“Foltoret janë kthyer në forumet më demokratike që kemi parë në 30 vitet e Demokracisë Shqiptare. Ato janë bërë vatër bashkimi për të gjithë demokratët Shqiptarë, duke futur këtu dhe Diasporën.

Vetëm Sali Berisha mund ti jepte jetë këtij lloj formati. Personalisht e falenderoj që më ka dhënë këtë platformë pa asnjë limit, për të shtyrë atë që unë vërtetë e kam për zemër dhe që është një nga qëllimet e mia në jetë – ndërtimi i Konservatorizmit të mirëfilltë në Shqipëri.”-shkruan Evi Kokalari.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT