LDK shpall fitoren në Prishtinë, heshtje nga Vetëvendosje

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka shpallur fitoren në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Kandidati i saj, Përparim Rama udhëheq ndjeshëm sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, megjithatë ai nuk ka hezituar të shpallë fitoren në një konferencë për media, kur janë numëruar mbi 95 për qind e fletëve.

Edhe kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka thënë se kjo parti ka fituar në Prishtinë dhe se Përparim Rama do të jetë kryetar i kryeqytetit.

Ai ka thënë se në bazë të të dhënave të konfirmuara, LDK-ja është fituese e zgjedhjeve. Abdixhiku ka shpallur fitoren në Junik, Dragash, Fushë-Kosovë, Istog, dhe Viti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT