LISTA E PLOTË/ Zgjedhjet lokale në Kosovë, humbje e rëndë për Vetëvendosjen, Lista Serbe kryeson me 10 komuna të fituara, rezultat surprizë i PDK-së

Pothuajse ka përfunduar numërimi i votave në të gjitha komunat e Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur një humbje të papritur, pasi ka arritur të fitojë vetëm në 4 komuna, ndërkohë që rezultat surprizë ka arritur të marrë PDK, e cila ka fituar 9 komuna.
Lista Serbe është ajo që ka marrë më shumë komuna, 10 të tilla, ndërsa në Obiliq ka fituar kandidati i pavarur Xhafer Gashi.
Lista e plotë me komunat e fituara nga secila parti:
Lista Serbe(10): Leposaviq, Novobërda, Shtërpca, Zubin Potoku, Zveçani, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Mitrovica e Veriut, Kllokot;
PDK (9): Prizren, Drenas, Kaçanik, Vushtrri, Dragash, Mitrovicë, Skenderaj, Hani i Elezit, Ferizaj
LDK (7): Prishtinë, Fushë Kosovë, Istog, Viti, Junik, Peje, Lipjan
AAK (5): Gjakovë, Klinë, Rahovec, Therandë, Deçan.
Vetëendosje (4): Gjilan, Podujevë, Kamenicë, Shtime.
Nisma (1): Malishevë.
Xhafer Gashi: Obiliq