“Në 28 nëntor hapet kantieri i aeroportit të Vlorës”, Rama: Ftoj deputetët të na bashkohen pa dallim

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se më datë 28 nëntor do të hapet kantieri i ndërtimit të aeroportit të Vlorës.

Ai ka ftuar të gjithë deputetët pa dallim krahu politik t’i bashkohen kësaj nisme sepse pritet që projekte kaq të mëdha në fushën e turizmit do të kenë ndikim edhe në ekonominë e vendit.

 “Me të do vijojmë të kemi rritje, por kemi sfidën që ajo të mos jetë thjesht në numë por të jetë shumë më e lartë në të ardhura pavarësisht numrit.

Për këtë na vlejnë të gjitha projektet që kemi thënë, në 28 nëntor hapim kantierin në Vlorë për aeroportin, është fundi u një kalvari të gjatë , po ashtu brenda pak javësh fillon puna për portin turistik të Vlorës. Ju ftoj të gjithëve pa dallim. Kjo do krijojë një zinxhir të ri vlerë në Vlorë dhe impakt në ekonomi. Uroj të përfundojmë dhe lidhjen e kontratës për portin Turistik të Durrësit, ndërsa në Sarandë puna ka filluar, dhe të gjitha këto lidhen me investimet ne infrastrukturë. Tani kush sheh ëndrra në gjumë nuk e kupton këtë.

Tjetër ne do vazhdojmë të qëndrojmë fort asaj që do jemi mburojë për familjet në raport me çmimet, ne do vazhdojmë të mbajmë çmimin aktual.

Dua të flas edhe për disa garanci sovrane që do jenë në dispozicion për sektorë të ndryshëm që nga ajo për manifakturën dhe sipërmarrjen, turizmin dhe sot jemi në përgatitje , për një tjetër që lidhet me strehimin. Lajmi i mirë është se në janar të 2021 me librat e shtetit flas, janë rekuperuar të gjitha vendet e humbura nga pandemia, dhe rritja ekonomike do të vijojë duke bërë që të jemi optimist që norma e papunësisë na 11.4 prq të ulet në 10.3 , dhe të bëjmë çmos që të rrisim hapësirën për vende pune të paguar më shumë”, tha kryeministri./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT