Pësoi disfatë të madhe në zgjedhje/ Ja çfarë bën sot Albin Kurti (FOTO)

Albin Kurti i cili para 8 muajsh fitoi qeverinë e Kosovës, ka pësuar një disfatë të madhe në zgjedhjet komunale.
Megjithatë sot Kryeministri i Kosovës ka vazhduar axhendën e tij, në dukje i pashqetësuar.
Kurti ka pritur me ceremoni shtetërore homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviç.
Kjo është shfaqja e parë e Kurtit që nga dje kur rreth orës 18:30 u fut në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje për të qëndruar me orë të tëra brenda.
Kurti dhe kryeministri kroat do të zhvillojnë një takim, pas së cilit do të dalin në konferencë për media në oborrin e kryeministrisë. Plenkoviç më pas do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani.