Berisha paralajmëron Bashën: Data u caktua nga Rama! Askush nuk e ndal revolucionin paqësor, ti më 11 dhjetor…

Vendim i Bashës për të mbledhur më 18 dhjetor Kuvendin e PD-së ka nxjerrë me urgjencë Sali Berishën në një konferencë për median. Ai u shpeh se data e 11 dhjetorit është e Kuvendit të vendosur nga anëtarësia dhe se askush nuk mund të luajë nga ky vendim.
“Ju do të hyni Muralin e pluralizmit shqiptar e të PD, se nuk do të ketë kurrë asnjë forcë e asgjë që mund të nëpërkëmbë vullnetin e tuaj, firmëtarëve. Kuvendi do të mblidhet në datën e shpallur sipas tyre, e jo sipas rendit të ditës së peng kryetarit, por sipa rendit të ditës që ata guximtarë kanë firmosur në formularin e tyre. Ta harroj kush se mund të luhet me revolucionin paqësor që po zhvillohet në Shqipëri. Ky është një revolucion më paqësor, mjerë atë që kërkojnë të përballen me të. Ne po ndjekimin me rigorozitet ligjet ezkistuese. E ndaj i them Edi Ramës, hiq dorë, se do hysh në histori një lloj si daja i tij, që kërkonte të bllokonte pluralzimit me tanke”, tha Berisha.
Ai u shpreh se data 18 dhjetor u vendos nga Rama. “Për peng kryetarin nuk kam ndonjë mesazh të veçantë, sepse ai komandohet nga pengmarrësi, po i them më 11 dhjetor je i fituar të vish në Kuvendin e PD-së”, shtoi Berisha.