Po ngre struktura paralele si Vuçiç/ Berisha sulmon Bashën: Shite shpirtin, dosja e pengmarrjes tënde jo nga demokratët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryedemokratin Lulzim Basha, pas ai e akuzoi “atin politik” se po vepron si Vuçiç dhe Dodik duke krijuar struktura paralele në PD.

“Përpjekja e Lulzim Bashës, është pa shpresë, e pabesë, banale, qesharake, të gjitha llojet e epiteteve mund ti vihen asaj. Peng kryetarit i them se shitja që i ke bërë shpirtit tënd është vepër e jotja, jo e demokratëve, nuk janë demokratët që kanë ndërtuar dosjen e pengmarrjes tënde. I them se ke që nga shtatori dhe gjer sot i ndryrë brenda katër mureve, s’ke takuar e as takon dot anëtarë, madje as qytetarë pa parti, sepse nuk është kollaj që këta të fundit t’i japin dorën një të pabesi. Nuk është kollaj që ata të parët të ulen e të arsyetojnë me një njeri, që si në dritën e diellit, se pas tetë viteve, por të ketë jetë, del e nuk premton gjë tjetër, po të mos ishte foltorja e demokratëve do të preferonte të rrinte 80 vite në opozitë”, u shpreh Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT