Deputeti i Lushnjës “provokon” Tritan Shehun: Sjell prasin dhe kastravecin në Kuvend

Deputeti Lushnjës Saimir Korreshi i është drejtuar sallës së Seancave Plenare me dy produkte karakteristike të Lushnjës: Prasin dhe kastravecin.

Përmes një postimi në Facebook, Korreshi shprehet se janë prodhime BIO, të cilat po ia dërgon qeverisë në Kuvend.

“Rrugës për në Parlament. Duke i sjellë produkte BIO qeverisë direkt nga fermerët e Myzeqesë”, shkruan ai.

Nuk dihet ende se cili do të ketë qenë reagimi i parë i kolegut të tij Tritan Shehu i cili ka një raport jo fort të mirë me këto produkte që mbase i zgjojnë kujtime të hershme.
(TemA)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT