VIDEO/ Show holandez xhirohet në Shqipëri, Rama paralajmëron: Përgatituni për një dallgë …

Reality show holandez, ” Kush është i infiltruari” është xhiruar në Shqipëri.

Ky lajm është bërë publik për mediat nga kryeministri Edi Rama  nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Bëhet me dije se janë 12 seri që janë xhiruar në vendit tone, teksa qëllimi i tyre është promovimi i vendit.

“Kush është i infiltruari është xhiruar në Shqipëri. Një shtet në Ballkan mbi Greqinë në bregdetin Jon dhe Adriatik. Atje fillon kërkimi intensiv për të gjetur të infiltruarin.”, thuhet në video.

Sipas Ramës prej këtij xhiririmi pritet të ketë një dallgë të pazakontë turistësh holandezë vitin e ardhshëm.

“U zbulua sot në Holandë sekreti i sezonit të ri të reality show -t të famshëm holandez, “I infiltruari”, i cili këtë vit është xhiruar në vendin tonë me plot 12 seri, që janë promovimi më fantastik i bukurive magjepsëse të vendit tonë dhe do t’i tregojnë publikut holandez një Shqipëri krejt tjetër nga ajo e stereotipit të krijuar në kaq shumë vite për atdheun e shqiptarëve.

Kur trupa e xhirimit erdhi në Shqipëri për hulumtime, mundësia që vendi ynë të zgjidhej ishte fare e vogël, por në fund të qëndrimit të tyre pak ditor këtu, ata ishin 100% të bindur për Shqipërinë si vendi ideal për spektaklin e tyre. Shkurt llafi, përgatituni për një dallgë të pazakonshme turistësh holandezë sezonin e ardhshëm”, shkruan Rama./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT