Basha i përgigjet Berishës nga kryesia: Mos u bëni mish për top për atë! Nuk e rrëzojmë Ramën pa SHBA
Konferenca e Berishës duket se është ndjekur me interes edhe në kryesinë e PD-së që po drejtohet nga Basha. Menjëherë sapo Berisha ka përfunduar konferenca, Basha ka shfrytëzuar rastin për të dhënë edhe një herë mesazhin në mbledhjen e kryesisë.
Ai theksoi se 18 dhjetori është Kuvendi i PD dhe se më 19 dhjetor partia më e madhe e opozitës futet në shinat e legjitimitetit.
“PD nuk vepron me “nëse”, janë firmat apo nuk janë firmat. PD ka rregulla dhe statut të qartë. Momenti i veriifikimit të firmave ka qenë çdo ditë para 11 nëntorit. Siç u bë e qartë nga disa nismëtare, shkelja është bërë në mënyrë të qëllimshme për mungese besimi tek organet legjitiime të PD. Ndërkohe që jemi këtu, nismëtari ka deklaruar, pa asnjë tagër statutor, se Kuvendi do të jetë në 11 Dhjetor. Dua t’ju zhvesh nga cdco iluzion. Nuk ka 2 PD, ka vetëm 1 PD dhe nuk ka për të patur institucione parelele. Në 11 dhjetor ka tubim, por jo Kuvend. Nuk jam unë as pengesa, as halli, as problemi i Sali Berishës. Por unë dhe ju jemi përgjegjës që demokratet të mos përdoren mish për top për interesat e Sali Berishës, apo dikujt tjetër. Largimi i këtij regjimi pa mbështetjen e aleatit strategjik, eshte i paimagjinueshëm. Pavarësisht dëshirës, për fat të keq, na është bërë e pamundur nga mënyra antistatutore, përveç shinave të legjitimitetit që burojnë nga përgjegjësitë e kësaj kryesie dhe qe ia kam parashtruar për miratim kryesisë”, mesohet se ka deklaruar Basha ne Kryesi .