Rezart Taçi futi në lojë edhe Presidentin Gjukanoviç/ Përgjimet, mediat malazeze jehonë skandalit të 18 milionë eurove

Përgjimet- Afera korruptive e Rezart Taçit dhe disa shtetasve italianë ka bërë jehonë edhe në mediat e Malit të Zi, pasi në përgjimet e siguruara nga gazeta Shqip dilte edhe emri i presidentit malazez Gjukanoviç. Media malazeze shkruan se presidenti Milo Gjukanoviç u përmend në një dokument nga gjyqtari hetues i Palermos, Alfred Montalt, në një çështje që përfshin ish-manjatin shqiptar të naftës, Rezart Taçi.

Taçi dhe disa shtetas italianë dyshohen për pastrim të mundshëm të mbi 20 milionë eurove. Siç tregon raporti i gjyqtarit hetues, përveç presidentit malazez, përmendet edhe vëllai i tij Aco, individualisht aksionari më i madh i Bankës së Parë të Malit të Zi, shkruan portali RTCG.

Media malazeze shkruan se dokumenti i gjykatës në Palermo u publikua fillimisht nga gazetari shqiptar Thimi Samarxhiu, në emisionin Zona Zero në Top News TV, duke theksuar se transferimi i një shume të madhe parash për nevojat e organizatës mafioze “Cosa Nostra” mund të bëhet.

Samarxhiu ka thënë për Portalin RTCG se Mali i Zi përmendet në disa faqe në raport edhe Gjukanoviç, por është e vështirë për momentin të jepet ndonjë koment më i detajuar.

Portali RTCG shkruan se Taçi njihet prej vitesh si biznesmen në industrinë e naftës dhe dikur konsiderohej si njeriu më i pasur në Shqipëri. Ai ishte pronar i kompanisë “Taçi oil”, pra një zinxhir pikash karburanti në Shqipëri.

Për një kohë ka qenë edhe pronar i klubit italian të futbollit Parma, madje ka negociuar blerjen e Milanit, në kohën kur pronar i tij ishte Silvio Berlusconi./Përshtati Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT