Atentati mafioz te Astiri/ A ishte nga vrasës profesionistë? Eksperti jep detajet e rëndësishme

Vrasja mafioze që tronditi Tiranën të shtunën në darkë ishte pjesë e diskutimit të emisionit Politiko në Top News. Për ekspertin e njohur Ervin Karamuço këto ngjarje janë bërë tejet të sofistikuara dhe se kjo po tregon se krime të tilla detajohen, pasi autorët lënë edhe njerëz që vëzhgojnë pas ngjarjes, merret me detajet.

“Fenomeni i ri, mbikëqyrësi, që monitoron. Frika më e madhe sot është ajo rritja e krimit, këta që kanë nxënës janë kthyer në profesionistë. Kanë edhe backup, për të mbështetur vendin e ngjarjes. Këta mbikëqyrës janë aty, për ndonjë përplasje a ndonjë celular që është harruar aty te vendi i ngjarjes.. I kemi thënë filmoni vendin ngjarjes, ata shkojnë edhe në varrim. Dy apo tre prej tyre që janë në vendngjarje janë të lidhur me vrasjen”, tha eksperti i kriminalistikës Karamuço.

Por ai ishte vrasja e Armand Dumanit dhe Erigers Mihasi të kryer nga vrasës profesionistë apo erdhi si pasojë e përplasjes së bandave?

Karamuço theksoi se “Sofistikim nuk do të thotë gjithmonë se ti paguan dikë. Nëse vrasjet ndodhin nga vetë bandat rivale, edhe ata janë shumë profesionistë përdorin armë të sofistikuar Nëse është me pagesë ai gjen një një armë të shpejtë, të lehtë, një kallash që e blen në Kosovë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT