Çfarë do të ndodhë me pjesëmarrësit në Kuvendin e Berishës?

Në përfundim të mbledhjes së kryesisë ku u vendos që mbledhja të mbahet më 18 dhjetor, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha se Kuvendi i 18 dhjetorit do të ketë vetëm mesazhe për bashkim dhe nuk synon përjashtimin e atyre që do të marrin pjesë në Kuvendin e thirrru nga Berisha më 11 dhjetor.

“Nuk jam për përjashtime, jam për përfshirje. PD ka nevojë jo vetëm për secilin prej anëtarëve të PD, jo për secilin prej demokratëve por ka nevojë të afrojë rreth vetes edhe individë të tjerë që qëndrojnë larg apo nuk kanë votuar për PD. Nuk dot ë dëgjoni nga unë asnjë mesazh për përjashtim, veçse mesazhe për bashkim”, tha Bardhi.

Ai deklaroi se ky është moment i vështirë për PD, ndërsa akuzoi Berishën se për hallet personale po dëmton interesat e demokratëve.

“Secili duhet të ngrihet në lartësinë e përgjegjësive që i ka ngarkuar demokratët. Kryesia e partisë ka përgjegjësi ndaj demokratëve, nuk ka përgjegjësi ndaj halleve personale të askujt. Kryesia e partisë është votëbesuar nga Këshilli Kombëtar. Ky i fundit është votëbesuar nga Kuvendi Kombëtar i PD për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesin e demokratëve. E kam thënë dhe e përsëris, hallet personale, shqetësimet personale ti mbajnë jashtë kësaj godine, t’i mbajnë në shtëpitë e tyre”, vijoi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT