E parakohëshme/ Taulant Xhaka tërhiqet përfundimisht nga kombëtarja: Ndër vendimet më të vështira

Taulant Xhaka i ka dhënë fund karrierës me kombëtaren. Në një postim në rrjetin social ‘Instagram’ mefsushori ka falënderuar të gjithë tifozët për këtë eksperiencë.

Në postim Xhaka thotë se ky ishte vendimi më i vështirë për të, por është koha që t’i japë mundësi brezit të ri.

Ai u shpreh shumë krenar që veshi fanellën kuqezi dhe se ishte një ëndërr e bërë realitet.

Xhaka falënderon të gjithë trajnerët me të cilët ka punuar, FSHF-në si dhe të gjithë dashamirësit e futbollit./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT