Rama pranon video: Basha fole si një fëmijë që sheh fshehtas filma porno…

Kryeministri Edi Rama e ka sulmuar rivalin e tij politik, Lulzim Basha, duke u shprehur se nuk mund ti thotë do lider partie, e kjo për sjelljet e qëndrimet që mbajti në Parlament.

“Një drejtues se të të them lider i bie të shpërdoroj konceptin është që të përgatitet para se të flasë dhe nuk rri si në kafe duke zgjatur veshin nga një anë dhe veshin nga ana tjetër që ti japin ushqimin dhe ta jashtë-ekspozojë këtu. Nga ana tjetër the shteti ka filluar të paguajë Bechettin, por ku dhe si Lulëzim. Ti do të hysh aty ku nuk ke për të hyrë dot kurrë në mendje dhe zemrat e shqiptare, madje dhe aty ku të futën të tjerët prapë të tjerët po të nxjerrin. Shqiptarët kanë veçori sepse s’ua ha qeni shkopin e jo më tua hajë lepuri. Shqiptarët e kanë politikën sport kombëtar dhe në këtë lloj sporti i ndjejnë lojtarët me hundë, s’kanë nevojë të rrinë gjatë sepse ndiejnë me hundë se kush e ka më vërtet dhe kush jo. Si mund të dalë një drejtues në foltoren e parlamentit dhe para popullit të shprehet “thonë se”, po këtë kush ta tha?”, u shpreh Rama

Edi Rama, fjalimi

Shteti ka filluar të paguajë Becchetin? Po ku Lulzim, si, e unë e kuptoj se kërkon të hysh aty ku nuk ke për të hyrë kurë, në mendjen e zemrat e shqiptarëve. Madje edhe që të futi po kërkon të të nxjerrë. Se shqiptarët kanë një cilësi shumë të jashtëzakonshme në raport me popujt e tjerë nuk iu ha qeni shkopin, e jo më tua hajë lepuri. E kanë politikë sport kombëtar, e i ndjejnë lojtarët me hundë. Nuk rrijë gjatë e ndejnë se kush e ka të gjatë rrugën. Askush nuk e ka paguar Becchetin. The se edhe për një tjetër thonë se do të paguajnë media tjetër. E si mund të dalë një udhëheqës parti e deklarojnë, e thojnë se, thojnë se. Po si mund të flasë një njeri kështu, por ti kaq e di e nuk mban dhe pastaj rrotullon pllakën e gramafonit.

Fole si një fëmijë që sheh fshehtas filmat porno, t’jua vej edhe një herë. Ku është ku përkujdesi për njerëzit, e zonjat Ai është komunikimi im, patjetër, nuk jam i zgjedhur nga qielli, as i zgjedhur për Papë. Nëse ka një burrë këtu, që më çohet e thotë se në një komunikim privat nuk e ka parë gjuhën të shakasë në të atë fjalë që unë përmenda, atëherë çohu edhe ti i pari: e kurrë në jetën tendë në komunikim privat ty nuk të ka shkarë gjuha. Ti kujton njësoj sikur më nxorët foton lakuriq e menduat se do të më rrëzonit, por shqiptarët nuk janë budallenj,.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT