Meta: Djegia e mandateve nga opozita, ishte skenar për të kapur…

Presidenti Ilir Meta e sfidoi sërish vendimin e legjislaturës së kaluar të Kuvendit, që e shkarkoi dhe kërkesën, bashkë me raportin hetimor ja ka dorëzuar Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrje.

“Presidenti nuk merret fare me këtë çështje. Me këtë çështje merret vetëm Këshilltari Juridik i Presidentit të Republikës, zoti Bledar Dervishaj. Kjo është një çështje që nuk ekziston fare në axhendën e Presidentit të Republikës Ilir Meta!”, tha Presidenti Meta në një intervistë për Ora News.

Në të njëjtën intervistë, për herë të parë Meta flet se djegia e mandateve të opozitës ka qenë një skenar i parapërgatitur për të kapur institucionet nga ana e Qeverisë.

“Sot mund t’ju them se edhe një nga qëllimet e atyre, që nxitën djegien e mandateve, që nxitën lojërat për zgjedhjet vendore dhe gjithë ato kriza që u krijuan në Shqipëri, tani po kuptohet qartë si u krijuan, kush i krijoi, dhe që janë më të hershme se sa mendoni ju dhe ne: Ata kishin plan edhe shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, por nuk ishte ky problemi. Kishin në plan që edhe Gjykata Kushtetuese të kapej që para tri vitesh me shpejtësi. I mbani mend ato që betoheshin te noterja tek Lana apo i harruat?”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT