“Pushkatimi është pak”/ Personazhet e njohur reagojnë për vrasjen e 8-vjeçarit në Fier: As në burg e as në çmendi nuk duhet të marrë frymë

Opinioni publik është tronditur një ditë më parë nga ngjarja e rëndë në Fier, ku një 38-vjeçar ka rrëmbyer dhe më pas ka vrarë fëmijët e fqinjit të tij.
Lidhur me këtë ngjarje të tmerrshme kanë reaguar shumë personazhe të njohur të ekranit shqiptar, ku dënojnë aktin e rëndë dhe disa prej tyre madje kërkojnë dënimin me vdekje.
Kantautori i njohur, Flori Mumajesi, teksa poston në “Instastory” një lajm të shkruar në media, bashkëngjitur me të lë edhe komentin e tij.
“Përfundimisht për këtë dhe shumë si ky, pushkatimi është pak! As në burg as në çmendi nuk duhet të marrë frymë!”, shkruan ai.
Aktori i njohu i “Portokallisë”, Florjan Binaj, ka reaguar gjithashtu për këtë ngjarje, ku në “Instastory” shkruan: “Nuk ka gjë më të tmerrshme se ajo që ka ndodhur sot në Fier ndaj një fëmije të pafajshëm 8 vjeç… Këta qënie jo njerëzore meritojnë dënimin më të tmerrshëm të imagjinueshëm. Jam pa fjalë…”.
“Zoti e din ca bën me ty”, shkruan këngëtari i njohur teksa poston në rrjetet sociale edhe foton e autorit të krimit.
Edhe moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, ka bërë një reagim ku në “Instastory” shkruan: “U prehsh në paqe engjëll i vogël. #zemërthyer”.
Si ndodhi ngjarja?
Një ditë më parë në Fier, 8-vjeçari Mateo Vllasia është gjetur i pajetë në Fier. Në lidhje me ngjarjen u arrestua nga Policia e Fierit, Klodian Çalamani, pasi fillimisht dyshohej se ishte personi që rrëmbeu dhe më pas vrau të miturin 8-vjeçar, i cili ishte i zhdukur.
8-vjeçari është parë nga banorët e lagjes duke bërë xhiro me biçikletën e 38-vjeçarit. Kjo ka hedhur dyshime te policia, e cila menjëherë ka nisur hetimet.
Vetëm pak minuta më vonë është arritur të ndalohet 38-vjeçari Klodian Calameni, i cili e pranoi vrasjen.
Ai jeton i vetëm në shtëpinë e tij pasi babanë dhe vëllanë e ka në burg në Greqi ndërsa e ëma jeton në Maqedoni.
Rrethanat e këtij akti makabër janë ende të paqarta, ndërsa pritet zbardhja e dëshmisë së autorit.