Vrau dhe groposi një engjëll! Si e joshi MONSTRA 8-vjeçarin dhe çfarë deklaroi në polici pas krimit

Zbulohen të tjera detaje tronditëse nga krimi makabër në Fier, ku një fëmijë vetëm 8 vjeç, u rrëmbye dhe u vra në mënyrë barbare nga fqinji i tij.
Mësohet se autori Klodian Calamani, 38 vjeç, kishte vetëm 4 klasë shkollë dhe jetonte i vetëm në fshatin Grecalli, në një banesë të rrënuar.
Si e joshi?
Hetimet kanë zbuluar se të miturin e fillimisht e ka joshur duke i dhënë një biçikletë dhe rreth orës 9:30 e ka futur në oborrin e banesës, ku më pas e ka qëlluar me një mjet të fortë pas koke (kazmë).
Pasi humbi jetën fëmija, autori nxitoi të mbulonte gjurmën e krimit duke hapur një gropë rreth 50 cm në bahçen pranë banesës së tij, ku groposi trupin e të miturit.
Çfarë deklaroi në polici monstra?
Në polici pasi ka pranuar krimin ka treguar se ka vepruar i vetëm si për vrasjen e fëmijës, ashtu edhe për groposjen e trupit.
Krimi ka shokuar mbarë opinionin publik dhe ka rikthyer debatin për dënimin me vdekje. Shumë nga qytetarët kërkojnë që autori të marrë dënim maksimal, ndërsa disa prej tyre thonë edhe se “duhet të digjet me benzinë”./Gazeta SHQIP