Vrasja makabër e 8-vjeçarit, Rama gjen fajtorët: Gjykatësit e degjeneruar, bashkautorë

Kryeministri Rama ka mbajtur dfitën e sotme një konferencë për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë në Fier, ku njëq 8-vjeçar është vrarë dhe groposur me baltë në oborrin e autorit.
Gjatë konferencës për mediat Rama ka thënë se “bashkautorë në krimet e përsëritura janë gjykatësit “e korruptuar dhe të degjeneruar”.
Kreut të qeverisë ka thekuarm se problemi në vend është se puna e forcave të policisë në terren nuk është në përpjesëtim të drejtë me atë që bëhet në gjykata. Duke u ndalur tek puna e gjyqtarëve, Rama tha se kjo është arsyeja se përse puna e organeve të vettingut vijon dhe do të vijojë.
“Problemi kryesor që ne kemi është raporti midis rezultateve të operacioneve të policisë, numrit të autorëve të identifikuar, shoqëruar e çuar në prokurori për krime të natyrave të ndryshme, me numrin e të dënuarve nga gjykatat. Bashkautor në të gjitha krimet e përsëritura ose në shumicën dërrmuese të tyre janë gjykatësit e korruptuar, të degjeneruar.”
Nga ana tjetër për kryeministrin Rama, ata që thonë se reforma në drejtësi është një dështim, nuk dinë se çfarë flasin.
“Të ndërtosh një sistem drejtësie ashtu siç e duam të gjithë, nuk është një çështje e aprovimit të ligjeve të duhura, as çështje e pastrimit të llumit. Është çështje e plotësimit të të gjithë boshllëkut të krijuar nga largimi i llumit dhe ngritjes së institucioneve, kolonës të shtetit që ka qenë një kalbësi e gjallë në këto tre dekada. Kjo nuk mund të ndodhë me shpejtësi.” /Gazeta Shqip