Ngjarja makabre në Fier/ Ngjela: Nuk vuajmë nga mungesa e dënimit me vdekje, por nga gjykatat e korruptuara

I ftuar në emisionin Breaking, në Top News ka qenë ditën e sotme avokati Spartak Ngjela, i cili ka komentuar ngjarjen e rëndë të vrasjes së 8-vjeçarit në Fier.

Mbi temën  “Ngjarja makabër në Fier”, Ngjela ia ka lënë fajin sistemit gjyqësor të korruptuar.

I pyetur nga moderatorja Gjoni, se si mund të parandalohen këto ngjarje të rënda, Ngjela e ka hequr nga mundësinë e dënimit me vdekje, kjo si një kusht i Bashkimit Europian.

“Tek masa e dënimit duhet të përqëndrohet gjithçka, por gjykatat janë të korruptuara, të blera.

Nisur nga shenjat ky duhet të jetë pedofil, sepse ka patur edhe një rast përdhunimi tjetërt.

Nuk është vetëm dënimi, pas merret denimi dhe krimi është i rëndë shtetit duhet të ketë survejim.  Organet në Shqipëri ende nuk e njohin përsëritësin. Këta persona nuk heqin dorë nga krimi pasi dalin nga burgu, por këtu nuk ka ndjekje. Këta persona kanë edhe devijacione psikike. “- tha Ngjela.

Ndërkohë, sa i përket dënimit me vdekje Ngjela është shprehur se në Shqipëri nuk po vuhet për këtë masë ekstreme të dënimit, por kryefjala është korruptimi i sistemit gjyqësor.

“Jo . Këtë nuk e kemi hequr ne, kjo është një nga kërkesat kryesore për BE. Amerika ndryshon, disa shtete e kanë dhe janë shtet.

Denimi me vdekje është hequr për gabimet që kanë ndodhur. Ky dënim nuk ka qenë perfekt. Në Shqipëri nuk vujam nga mungesa e dënimit me vdekje, por nga gjykatat e korruptuara.

20% 30% të kriminalitetr në Shqipëri vjen si pasoj e pushtetit gjyqësor të korruptuar. Është blerë goditja penale dhe për këtë jam i sigurt.

Denimi me vdekje është pamundësi absolute dhe nuk zgjidh ndonjëgjë  të madhe dënimi me burgim të përjetshëm. Por këta nuk japin këtë dënim.

Defekti kryesor vjen nga korrupsioni i pushtetit gjyqësor.”– tha Ngjela./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT