Rama i kërkon Italisë njohjen e pensioneve të shqiptarëve! Draghi: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Itali, ku është takuar me homologun Mario Draghi.
Në një konferencë të përbashkët për media, kryeministri Italian konfirmoi mbështetjen e Italisë për integrimin europian të Shqipërisë.
“Sipërmarrjet italianë në Shqipëri janë me mijëra me pronësi italiane apo të përbashkët. Në këtë sektor ka bashkëpunim me Shqipërinë. Bashkëpunimi do bëhet edhe në rrafshin e bujqësisë, investimeve, turizmit. Italia është pranë Shqipërisë në çdo gjë në çdo centimetër në politikës së saj të jashtme. Sa i përket hyrjes në BE, Italia ndjek nga afër dhe përshtatjen e standardeve të Shqipërisë me vendet e BE-së. Procesi i hyrjes s’do të ndodhte vetëm por edhe me hyrjen e vendeve të Ballkanit. Ka nisma të ndryshme ku të dyja vendet do të punojnë në mënyrë të veçantë, pasdite Rama do të firmosë marrëveshjen për të marrë pjesë në Komitetin Ekonomik të përbashkët mes Italisë dhe Shqipërisë. Me pak fjalë mund të them që Italia do të japë mbështetje të bindur dhe të plotë”, tha Mario Draghi.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama kërkoi që Ballkani të mos lihet jashtë BE, pasi çdo gjë që ndodh në Ballkan, për mirë apo për keq, ndikon edhe unionin.
Rama ftoi edhe për një vizitë në Shqipëri homologun Italian.
“Folëm dhe në drejtim të integrimit evropian që të mund të celim një korsi më të shpejtë në mënyrë që të integrohet më shpejt se sa vendet e Balkanit Perëndimor disa kategorei të rëndësishme si të rinjtë që do ishte shumë e rëndësishme nëse do mund të integroeshin sistemet universitare evropiane me sistemet e vendeve të Ballkanit Perëndimor apo sistemet evropiane të bujqësisë me tonat, sistemet e kërkimit dhe inovacionit dhe pa harruar tranzicionon ekologjik, si sfidë e përbashkët.
S’ka kuptim që të ketë dy korsi të ndara një e BE dhe një e BP, dhe për arsye shumë themelore që e nënvizoi dhe kryeministri, cdo gjë që ndiodh në Ballkanin Perëndimor si në të mirë dhe në të keqe ka një ndikim të menjëhershëm mbi Evropën. Mjafton të mendojmë që BE është e vetmja krijesë gjeografike me një kufi të jashtëm dhe një kufi të brendshm dhe jashtë këtij kufiri të brendshëm janë 6 shtete që jetojnë në zemër të BE”.
Rama tha se ka kërkuar nga kryeministri italian një përshpejtim të procesit të njohjes së pensioneve të shqiptarëve që kanë jetuar dhe punuar në Shqipëri dhe kanë paguar kontribute.
“Munda të kërkoj kryeminisrit dhe një përshpjetim të procesit të njohjes së pensioneve. Ka shumë shqiptarë që jetojnë e punojnë prej vitesh e paguajnë kontribute në shtetin shqiptar”.
“Folëm për sigurinë dhe drejtësinë dhe këtu mendoj kemi mundësi të mira për të zhvilluar projekte që u drejtohen më shumë të rinjve të tërheqin më shumë të rinjtë drejt një arsimimi, edukimi me cilësi të lartë si ai që njihet ndërkombëtarisht si akademia italiane e policisë apo shkolla italiane e magjistraturës, për cështje të ligjit të së drejtës.
Është bërë shumë, Italia ka qenë protagoniste me rol kryesor në gjithë këtë periudhën e këtij kalimi të dhimbshëm jo të thjeshtë nga një regjim i mbyllur diktatorial në një demokraci funksionale.
S’do jetë asnjëherë e mundur për ne ta shprehim me fjalë mirënjohjen kundrejt atyre që kanë qeverisur dhe asnjëherë se kanë ndryshuar qëndrimin ndaj Shqipërisë si të të djathtës të të majtës apo ata të grumbujve të mëdha italiane të qeverive.
Ne tani mund të bëjmë shumë më tepër se sot s’janë vetëm shqiptarët që punojnë e jetojnë në Itali por janë të shumtë italianët e sipërmarrësit italianë pra një e ardhme që do na lidhë gjithnjë e më tepër
Duhet të gjehen rrugët, mënyrat për ta përforcuar këtë lidhje se është dicka që i bën mirë të dyja vendeve dhe më në fund shpresoj që kryeministri të ketë mundësinë të vizitojë Shqipërinë dhe pasi ta kemi organizuar bashkë me të gjitha autoritetet një javë të përvashkët mes Italisë e Shqipërisë për të kremtuar gjithcka që na lidh dhe pse për ta bërë në mënyrë të përkryer nuk mjaftojnë 7 ditë por na duhen 365 ditë“, tha Rama nder te tjera.
/Gazeta SHQIP