“Berisha nuk njeh asnjë institucion në PD”, Basha flet qartë: Halli i tij është ta kthejë PD në mburojë të veten përballë SHBA

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ngriti me kryetarët e degëve të PD shqetësimin për qëndrimet antistatutore të Sali Berishës, për të cilin tha se “nuk njeh asnjë institucion të PD, nuk njeh asnjë vendimmarrje”.

Basha u shpreh i vendosur për të mos lejuar që këto kushte të krijuara të çojnë PD në izolim, ta bunkerizojnë atë apo ta kthejnë në mburojë të interesave personale. “Kjo histori e përdorimit të demokratëvë si mburojë e interesave personale të kujdo merr fund njëherë e përgjithmonë. Kryesia e Partisë Demokratike votoi për mbledhjen e Kuvendit legjitim. Sali Berisha thotë se prapë nuk e njeh. Ku qëndron morali i statutit që me forcë ngre Sali Berisha? Cfarë po kërkon ai? Sali Berisha nuk e ka hallin te statuti Ai nuk njeh asnjë strukturë të Partisë, sepse qëllimi i tij është që partia të shndërrohet në një mburojë të tij përballë Shteteve të Bashkuara. “ tha Basha.

Basha e perforcoi argumentin se Sali Berisha e kishte justifikim nisjen e foltores me qëndrimin se vendimi për të nuk ishte marrë nga forumet. “Pse nuk e përmend më Sali Berisha faktin me të cilin nisi foltoren, sepse nuk u votua në Kryesi? Sepse ky ishte një justifikim. Ja ku është vendimi i Kryesisë me 28 vota pro për mbledhjen e Kuvendit, dhe ai përsëri thotë s”e njoh. Është e qartë se sido që të merrej ai vendim, me cfcarëdo votimi, Sali Berisha dëshmon se nuk do ta njihte. Sepse sot ai nuk njeh asnjë organ zyrtar të PD”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT