“PSEEE o kriminel? I gjori djalë, ç’i kanë parë sytë” Irma Libohova zemërthyer nga vrasja në Fier

Vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasia nga fqinji i tij Klodian Çalamani ka sjellë reagime të forta nga politikanë, gazetarë dhe artistë.

Së fundmi ka qenë këngëtarja Irma Libohova, e cila zemërthyer ka reaguar e tronditur ndaj kësaj vrasje makabër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Irma duke mos patur fjalë për të përshkruar këtë tragjedi ka parashtruar thjesht një pyetje “PSEEE o kriminel?

“Kur dhembja tejkalon kufijte e logjikes s gjej dot asnje fjale”PSEEE” Pse o kriminel pse? I gjori djale c’i kane pare syte Po nena, babai ?Uhh!! U prehsh ne paqe engjell i vogel!”, shkruan Irma.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT