Basha nuk ndalet dhe paralajmëron përjashtimin: Berisha do ilegalitet, destabilizim të PD

Me tone të ashpra kryedemokrati ka folur në mbledhen e Kolegjit të kryetarëve kundër ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e akuzuar se kërkon bunkierizimin e PD dhe madje kërkon destabilizimin e partisë.
Lulzim Basha tha në takimin me kryetarët e degëve të PD se vota e kryesise i dha përgjigje kujtdo që dyshonte në procedurat demokratike në parti. Basha tha se më 18 dhjetor mbahet Kuvendi Kombëtar i PD dhe nga ky kuvend ne dalim te bashkuar, partner të palëkunder të SHBA dhe BE. “Do të bejë Sali Berisha miting më 11 dhjetor? Apo mendon se do te ngrejë struktura paralele? Ka thënë që nuk e njeh Kuvendin e datës 18 si Kuvend legjitim. E kuptoj, asgjë legjitime nuk njeh Sali Berisha. Sepse qëllimi është ilegaliteti, bunkerizimi, destabilizimi i PD. Por veprimet ilegjitime, tentativa për bunkerizim, dëmtimi i interesave elektorale dhe politike të PD, e kanë përgjigjen në Statut. Dhe do ta zbatoj Statutin ndaj kujtdo. Kush shkel vendimin e Kryesisee see Partise, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën. Boll eshte boll. Asnjë anëtar nuk është mbi Statutin dhe nuk është mbi të tjerët”- u shpreh Basha.
Basha mori vendimin për të mos e përfshirë Berishën në grupin parlamentar të PD-së, deri në zgjidhjen e konfliktin gjyqësor me SHBA-të, porse tani duket se po e paralajmëron për përjashtimin e plotë të ish-kryeministrit nga PD-ja.