“Krim i tmerrshëm”, çfarë shkruajnë mediat greke për vrasjen e 8 vjeçarit në Fier

Vrasja e 8-vjeçarit Mateo në Grecalli të Fierit ka tronditur jo vetëm opinionin shqiptar por edhe atë grek.

“Krimi i tmerrshëm”, çfarë shkruajnë mediet greke për vrasjen e 8 vjeçarit. Mediet e huaja i kanë dhënë zë vrasjes së të miturit nga fqinji i tij Klodian Çalamani 38 vjeç. Ky i fundit e rrëmbeu, e vrau me lopatë dhe më pas e groposi në oborrin e shtëpisë.

“Tmerr në Shqipëri, fëmija 8-vjeç vritet më lopatë nga fqinji’, nis kështu shkrimi në protothema.gr.

Newpost.gr e ka quajtur tmerr ngjarjen e rëndë, ndërsa përcjell detajet e këtij krimi makabër.

Abcnews.al e ka raportuar hap pas hapi ngjarjen. Klodian Çalamani dyshohet se e ka goditur me send të fortë (kazmë) në kokë, fëmijën e mitur dhe më pas e ka groposur atë në oborrin e banesës së tij.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një lopatë, një kazmë, një biçikletë, rroba të autorit dhe njolla gjaku, të cilat u dërguan për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë.

38 vjeçari ishte një personazh i njohur me policinë pasi 15 vite më parë rrëmbeu një vajzë 16-vjeçare në shtëpinë e tij në bashkëpunim me të motrën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT