“Çau veten me shishe”, gazetari Dervishi: Klodian Çalamani duhej të ishte skeduar si person me probleme të shëndetit mendor që kur rrëmbeu vajzën në 2006

Gazetari Ferdinand Dervishi foli për vrasjen tronditëse në Fier, ku 38-vjeçari Klodian Çalamani rrëmbeu dhe vrau fëmijën 8 vjeç, Mateo Vasiu, të cilin e groposi në oborrin e shtëpisë së tij.

Dervishi tha se autori duhet të ishte skeduar nga organet e drejtësisë si një person me probleme të shëndetit mendor që në rastin ku mori peng një vajzë në vitin 2006 dhe më pas të kurohej e trajtohej në qendrat për kujdesin social.

Dervishi: Ne kemi shumë probleme, unë e shoh si problem të drejtësisë, shoqërisë etj. Duhet ta kishin skeduar këtë person që në vitin 2006 kur rrëmbyen një vajzë bashkë me shokun e vet. Babai i djalit të vrarë nga autori e shpëtoi vajzën.

Në gjithë këtë histori më ka bërë përshtypje fakti se ky ka tentuar të qëllojë me shishe vajzën dhe pasi ka dështuar, ka filluar të çajë veten.Në këtë moment duhej të ishte skeduar si person me probleme. Përveç burgut mund të përfundonte dhe të trajtohej në qendrat për kujdesit shëndetësor. Atë çfarë ka shfaqur ky policia e përcakton si person me vështirësi të karakterit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT