Kush janë 5 krerët lokalë që dolën kundër Bashës e pro Berishës në mbledhjen e Kolegjit

Mbledhja me kryetarët e PD-së në rrethe është shoqëruar me debate. Kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka arritur t’i bindë të gjithë se Kuvendi duhet të mbahet me 18 dhjetor dhe jo me 11 dhjetor, në atë që ka thirrur Berisha.

Mësohet se 5 kryetarë të PD-së në rrethe kanë dalë kundër në mbledhjen e kolegjit që zgjati mbi pesë orë.

Këtë kontestim e ka zbuluar sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në reagimin për median.

“5 degët që shprehën shqetësime për Kuvendin e thirrur nga Kryesia e PD, Sekretari i Përgjithshëm i PD tha se janë dega e Vlorës, Devollit, Fushë-Krujës, Paskuqanit, dhe kryetari i Degës 1 në Tiranë. Sipas tij, megjithëse ishin pakicë mendimi i tyre u dëgjua”, tha Bardhi.

Anton Pjetërnikaj, kryetar i degës së PD në Paskuqan mësohet se është përplasur në mbledhje me Bashën duke e akuzuar për përçarje të PD-së.

“I pari që keni shkelur statutin jeni ju. Ju nuk keni pyetur asnjë forum për vendimet dhe keni përçarë partinë. Kuvendi i datës 11 dhjetor është i demokratëve. Çdo thirrje tjetër është përçarje. Po përçani partinë”, mësohet t’i jetë drejtuar Pjetërnikaj kreut të PD-së.

“Është detyra juaj që ta zgjidhni këtë ngërç. Të gjithë delegatët me një përjashtim të papërfillshëm kanë firmosur formularët. Dhe Kuvendi do të mbahet më 11 dhjetor. Ju nuk jeni në gjendje që të mbushni mendjen e demokratëve se kush ka të drejtë. Dhe të drejtë ka shumica nga e cila ne dhe ju jemi zgjedhur” ka vijuar kryetari i degës së PD në Paskuqan.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT