Më 18 dhjetor PD përjashton Sali Berishën?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se PD nuk do të përjashtojë asnjë anëtar në Kuvendin e 18 dhjetorit, por duke lënë hapur mundësinë që i përjashtuar nga ky Kuvend të dalë Sali Berisha.

“Statutin Partisë Demorkatike nuk po e shkelin anëtarët e Partisë Demokratike. Statutin e Partisë Demokratike, për fat të keq po e shkel njohësi më i mirë i statutit, Sali Berisha”, tha numri dy i demokratëve.

Bardhi ftoi çdo anëtar, që sipas tij, “të mos shqetësohet nga lajmet e rreme dhe deklaratat dashakeqe, se Kuvendi i 18 dhjetorit do të jetë Kuvendi i përjashtimit të demokratëve që mendojnë ndryshe, apo demokratëve që do të marrin pjesë në mitingun e thirrur nga zoti Berisha në 11 dhjetor”.

“18 dhjetori, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike nuk është për të përjashtuar demokratët, është për t’i bërë gjithë demokratët bashkë në Kuvendin e tyre Kombëtar. Frymën e përçarjes dhe të ndarjes për fat të keq gjatë këtyre dy muajve e ka përcjellë zoti Berisha dhe qëndrimet të tij, kundër rregullave tona të bashkëjetesës që janë miratuar nga Kuvendi Kombëtar dhe që përbëjnë statutin e Partisë Demokratike. Prandaj, kam një apel për secilin prej kolegëve të mi që flet sot për përjashtimin e 500, 1000 apo ku di unë se sa anëtarëve apo demokratëve, që të qetësohet, të marrë frymë thellë dhe të mos i fryjnë zjarrit të përçarjes”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT