Këlliçi ironizon kreun e PD-së: Basha është një student ekselent i gabimeve të Berishës!

Belind Këlliçi ka folur në Top Talk për situatën në Partinë Demokratike dhe dy datat për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar.

Sipas tij, Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë të dy fajtorë por është kundër që e gjithë kjo të sjellë shkatërrimin e Partisë Demokratike.

Këllici u shpreh se Berisha është fajtor për shumë gabime në PD, por Basha është student ekselent i gabimeve të tij.

A ja vlen që lufta e dy gjelave të shkatërrojë PD?

Belind Këlliçi:

Absolutisht dhe unë do të jem kundër nëse ky do të jetë produkti. Janë të dy fajtorë. Berisha ka peshën e tij të fajeve në historinë 30-vjeçare të PD, por Basha është një student ekselent i gabimeve të Berishës dhe ka një diferencë madhore. Berisha në 23 vite që ka drejtuar PD, 13 vite e ka mbajtur në pushtet dhe demokratët e kanë prekur pushtetit.

Pra ka një qasje ndryshe. Foltorja që nisi rivitalizoi të gjithë PD në Shqipëri, e çoi nga dheu PD. Ne ishim në vdekje klinike. Ne duhet të jemi hipokritë shumë të mëdhenj që të mos e pranojmë këtë gjë.

Mendoj se Bashës i leverdis mbajtja e Kuvendit, duhet të jetë promotor i datës 11 dhe të vijë të përballet me platformën e tij në Kuvend. Një votë të marrë më shumë se çdo platformë tjetër, unë dhe të gjithë me radhë duhet të jemi në shërbim të PD.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT