Tensione në Gjykatën e Fierit/ Caktohet masa për Klodian Çalamanin, vrasësin e 8-vjeçarit

Gjykata e Shkallës së parë e rrethit Fier, ka caktuar masën arrest me burg për Klodian Çalamanin, vrasësin e 8-vjeçarit Mateo.
Gjykata e mori këtë masë pa praninë e 38-vjeçarit, për shkak të tensioneve të shkaktuara në ambientet e jashtme nga familjarët e revoltuar të Mateos.
Familjarë dhe jo vetëm mësynë sot drejt dyerve të Gjykatës duke kërkuar drejtësi për ngjarjen e rëndë.