Dënim me vdekje për Çalamanin? Luarasi: Brenda sistemit të ketë metoda që të vuajnë për krimin e rëndë

E ftuar ditën e sotme në emisionin Breaking, në Top Neës për të folur mbi temën e ditës “Krimi makabër në Fier” ka qenë pedagogia Iris Luarasi.
E pyetur mbi ngjarjen e rëndë dhe rivendosjen e dënimit me vdekje, Luarasi është shpreur se kjo gjë është e pamundur. Jo vetëm për faktin se Shqipëria është një vend aspirat për në BE por sipas saj brenda sistemit duhet të ketë forma që autorët e këtyre krimeve kaq të rënda të kenë një mënyrë tjetër për të vuajtur dënimin.
“Dënimi me vdekje është reagimi i parë që i vjen çdo qytetari dhe emocionet, agresiviteti, zemërimi është shumë më i madh për ngjarje të tilla kaq të rënda, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët.
Por po ta mendosh pak më kthjellë a duhet të marr vetëm këtë dënim dhe t’a mbyll me kaq?
Mendoj që brenda sistemit duhet të ketë metoda të tjera që të vuajnë edhe për krimin e rëndë që kanë kryer.
Secili nga ne ka përjetimin e parë të momentit por ajo që do ndodhur në realitet nuk është dënimi me vdekje. “- tha Luarasi.
Ndërkohë që nga ana tjetër Luarasi i ka bërë thirrje parlamentit për miratimin e project ligjit për të krijuar një regjistër për të gjithë personat të cilët janë të dënuar për krime të rënda dhe përbëjnë rrezikshmëri për komunitetin.
“Tani nuk ka moment më të mirë dhe nuk e kuptoj se cfarë pret Parlamenti sepse projektligji nuk pret më.
Ky projektligj parashikon edhe regjistrimin e personave që janë dënuar më herët, jo vetëm për ata që do e marrin këtë dënim pas aprovimit të regjistrit.
Duke qenë se tanimë jemi dhe në unanimitet me popullin sepse kemi mbledhur firmat, mendoj se tani i takon politikës të marr masa dhe të vendos këtë gjë në veprim”- përfundoj Luarasi./Gazeta Shqip